“Qysh lihet Limaj e merret Eman Rrahamani”, Canaj për PDK-në: Janë tut edhe pikë

Analisti Blerim Canaj në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se në Partinë Demokratike të Kosovës ka pasur frikë që të lejohet Fatmir Limaj të rikthehet në këtë parti.
“Unë kam drejt me pa që thjesht ka pasë një farë frike, ka pasur njerëz brenda PDK-së që kanë pasur arsyet më të mëdha për me qenë kundër PDK-së, por ata kanë qenë në rregull… Qysh lihet Fatmir Limaj e merret Eman Rrahmani, kah u bë më i besueshëm se Limaj?”, tha Canaj, duke shtuar se Limaj ka thënë se është i gatshëm të shkrihet në PDK.
“Dhe kur ka thënë se jam i gatshëm të shkrihem, në PDK është rritur frika”, tha ai.
“Janë tut edhe pikë”, tha Canaj./21Media