Punëtorët e KEK-ut protestojnë para zyrave të korporatës, kërkojnë rritje pagash

Të njëjtit po kërkojnë rritjen e pagave, nivelizmin e pagave të sigurimit fizik si dhe zbatimin e pagës së 13-të.
Me pankarta në duar ata kanë përzgjedhur një formë të protestës paqësore.
“Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, “menaxhimet respekto ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, janë disa nga thirrjet e tyre në pankarta.