​Protestojnë punëtorët e KEK-ut: Kush më shume se ne e meriton pagën e 13-të

Sindikata e Re e KEK-ut ka organizuar sot një protestë paqësore para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.

Kryetari i sindikatës, Nexhat Lumnica, theksoi protesta është organizuar për të kërkuar rritje pagash dhe pagën e 13-të për punëtorët e KEK, ndërsa sipas tij punëtorët janë në një gjendje katastrofale, me paga që vetëm përmbushin nevojat minimale. Sindikata kërkon trajtim të barabartë me sektorin publik dhe shpreh pakënaqësinë për mungesën e veprimeve nga menaxhmenti i KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re KEK, Nexhat Lumnica thotë se punëtorët e KEK-ut e meritojnë pagën e 13-të, sepse prej kohësh kanë kërkuar rritje pagash, por nuk kanë marrë asgjë. Në sektorin publik ka pasur rritje pagash, ndërsa punëtorët e KEK-ut jo—dhe kjo, sipas tij, është e padrejtë dhe e turpshme.

“Kush më shume se ne e meriton pagën e 13-të, derisa kërkesa për ngritje të pagave është e kamotshme paga nuk është ngritur ne gjithë sektorin publik e kemi parë një rritje të pagës edhe në korrik, por jo edhe për punëtoret e KEK-ut. Ata thanë që kësaj radhe nuk po mundemi po u japim një bonus, e pranuam, por u dakorduam që në fundvit të ndodhë kjo. Në fundvit nuk po ndodh asgjë deri mbrëmë kemi negociuar dhe jemi takuar me bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, nuk afruan asgjë arsyeja është e thjeshtë keq planifikimi i tyre performanca e dobët e tyre. Nuk është faji i këtyre punëtorëve që sot e shprehin pakënaqësitë këtu. ….0:05:44 Kështu që për këta ne kërkojmë nivelizim të pagës krahas të gjithë punëtorëve të KEK-ut. Ne sot jemi këtu duke dëgjuar premtime për të gjithë sektorin publik që paguhen nga taksa paguesit e Kosovës që paguhen nga djersa jonë që e marrin pagën e 13-të e mos t’i japësh punëtorit të KEK-ut pagën e 13-të është më shumë se e turpshme”, tha ai.

Raif Pllana punëtorë i KEK-ut tha se kushtet e punës janë aq të këqija, sa i krahasojnë me kushtet e të burgosurve. Rroga që marrin është vetëm për mbijetesë, asgjë më shumë. Për këtë arsye, sipas tij e vetmja mundësi që u ka mbetur është hyrja në grevë dhe bllokimi i punës, sepse gjithë Kosova varet nga ta për furnizim me rrymë.

“Po që një vit gjendemi në gjendje katastrofale kushtet që i kemi ne punëtorët e KEK-ut vetëm ata të burgosurit i kanë si ne njëjtë. Një rrogë vetëm për ekzistencë faktikisht asgjë më shumë. Sipas të gjitha shanseve vetëm ajo është e vetmja shansë për të hyrë në grevë dhe të bllokojmë sepse e gjithë Kosova e ka nga ne dritën”, u Pllana.

Haxhi Kastrati punëtor i termocentralit në Kosova A tha se me rritjen e inflacionit, pagat e tyre nuk po mjaftojnë, ndaj kërkesa e tyre është vetëm pagesa e drejtë për punën dhe djersën që japin.

“Ndryshimin e pagave ne e kërkojmë nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike. … Ne e shesim një megavat 29 euro e 50 cent kurse ne në rrjet që d.m.th., konsumatori e paguan 120 euro kjo është gjë absurde. Me ngritjen e inflacionit ne po e shohim që nuk jemi askund me pagat tona për atë arsye kërkojmë vetëm pagesën e djersës tonë”, tha ai

Sipas sindikatës, punëtorët po përballen me kushte të rënda pune dhe paga që mjaftojnë vetëm për ekzistencë, ndërsa rritja e inflacionit dhe çmimit të energjisë i ka përkeqësuar edhe më shumë mundësitë e tyre ekonomike./kp

Back to top button