Leonardo DiCaprio shpallet Artisti i Vitit 2025 nga revista Time

Revista e njohur dhe 102-vjeçare, Time, ka njoftuar se aktori i famshëm hollywoodian, Leonardo DiCaprio, është shpallur “Artisti i Vitit 2025”.
DiCaprio, fitues i Oscar-it dhe shtatë herë i nominuar për interpretime të shkëlqyera, u vlerësua për rolin e tij në filmin aksion “One Battle After Another”, një histori me temë revoltën, që është bërë filmi me fitimet më të mëdha në karrierën e regjisorit Paul Thomas Anderson.
51-vjeçari, i njohur për Oscar-in e fituar për “Aktorin më të Mirë” në The Revenant (2015), është sërish në qendër të vlerësimeve prestigjioze. Së fundmi, DiCaprio ka marrë një nominim për Golden Globe për këtë rol, ndërsa javën e kaluar u nominua edhe për Critics Choice Award.
Përveç kësaj, aktori ka fituar çmime të tjera të rëndësishme, përfshirë National Board of Review Award dhe Desert Palm Achievement Award nga Palm Springs Film Festival, duke shtuar kështu listën e gjatë të njohjeve për kontributin e tij në kinematografi.