Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete pasditen e së premtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 dhjetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Ismet Jashari”, ku viktima, shtetase kosovare, është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./21Media

Back to top button