​Chelsea mposht Everton për vendin e katërt në tabelë

Skuadra Chelsea ka shënuar sot fitore ndaj Everton në kuadër të xhiros së 16-të në Premierë Ligën angleze në futboll.

“Të kaltrit” deri te fitorja e tetë në edicionin e ri të garave erdhën me golat e Cole Palmer në minutën e 21-të dhe Marco Gusto në minutën e 45-të, raporton KosovaPress.

Pas kësaj fitoreje, të përzgjedhurit e Enzo Maresca ngjiten në pozitën e katërt të tabelës me 28 pikë, ndërsa Everton mbetet në pozitën e tetë me 24 pikë.

Arsenal prin me 33 pikë dhe sonte presin fitore në përballje si vendës ndaj Wolves nga ora 21:00.

Back to top button