Osmani i shkon në Mitrovicë Pecit: E kam vizituar Bedri Hamzën sa ka qenë kryetari i komunës

Gjatë vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryetarin e Mitrovicës Faton Peci, për ta uruar për pozitën e tij të re, Peci ka deklaruar se është diskutuar për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjes institucionale.

Në këtë takim, u premtua nga presidentja Osmani se së bashku do të ruajnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci në një konferencë për media, tha se Mitrovica ka mbështetjen institucionale duke filluar nga Zyra e Presidentes dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë kësaj vizite, Peci tha se është diskutuar për çështjet kryesore si arsimi, shëndetësia, por edhe çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale të këtij qyteti, porse nuk demonstrohet në terren.

Për këtë Peci tha se duhet të përmirësohet dhe të investohet në infrastrukturë.

“Diskutuam për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës, por njëkohësisht edhe për nevojën më të madhe të mbështetjes institucionale që i duhet Mitrovicës duke filluar nga zyra e Presidentes dhe Qeverisë. Mitrovica pas luftës sikurse në fazën fillestare është trajtua vetëm si problem i Mitrovicës dhe tash është mirë që ka vëmendjen dhe mbështetjen e parës së vendit por njëkohësisht dhe qeverisë dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.. Diskutuam për të gjitha temat që janë me interes publik, duke filluar prej çështjeve ambientale, deri tek çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale, edhe për mundësinë që qyteti i Mitrovicës është më i bukuri për ata që i ka dhënë perëndia por që nuk është demonstrim i gjendjes faktike në terren, ta përmirësojmë dhe ta avancojmë përmes investimeve konkrete çoftë ato infrastrukturore”, tha Peci.

Ndërsa e para e vendit, Vjosa Osmani tha se qyteti i Mitrovicës do të ketë përkrahjen e nivelit qendror, për shkak të sfidave që kanë pasur qytetarët edhe pas lufte.

Osmani tha se beson në e përmirësimin tij, duke ditur vullnetin e Pecit që ka dhe seriozitetit në punë, duke ditur rëndësinë e Mitrovicës.

Presidentja Osmani tha se së bashku do të ruajnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“I njohim për së afërmi problemet të cilat ballafaqohet ky qytet dhe natyrisht ato janë të shumta, por kanë besimin e plotë se gradualisht do të rregullohen edhe me angazhimin e kryetarit dhe ekipit të tij, por edhe me përkrahjen tonë nga niveli qendror, sepse qytetarët e Mitrovicës, meritojnë çdo të mirë, përkundër sfidave që janë ballafaquar edhe pas luftës që tanimë t’iu hapet rruga e perspektives dhe zhvillimit. Ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të bukurive natyrore por edhe traditës që ka, potencialit që kanë njerëzit dhe historisë që ka… Jam e bindur se ashtu do të jetë duke ditur vullnetin me të cilën punon dhe seriozitetin që merr secilën punë dhe njëkohësisht jam e bindur që edhe nga aspekti politik duke ditur rëndësinë e Mitrovicës do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk ka përkrahur në të njëjtën mënyrë ish-kryetarin e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën, Osmani u kundërpërgjigj se është një propagandë, pasi ka vizituar disa herë Hamzën dhe ka pasur përkrahjen e njëjtë.

“Unë kam mendim dhe mendimi parë është qe ajo që sapo e the është fake news, është propagandë, është gënjeshtër, sepse jo një herë, po disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën sa ka qenë kryetari i komunës. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë në vizitë nëpër projekte të ndryshme, në shkolla biznese së bashku më të kemi vizituar edhe OJQ të ndryshme, pra edhe kryetari paraprak, ka pasur përkrahjen time të plotë”, shtoi Osmani.

Back to top button