​Barça teston Interin, kërkon “të paprekshmin” e tyre

Barcelona ka shfaqur interes për Alessandro Bastonin e Interit, por operacioni konsiderohet pothuajse i pamundur. Sipas portalit spanjoll Sport, klubi katalanas ka analizuar situatën e mbrojtësit italian dhe madje ka pasur kontakte paraprake me rrethin e tij, duke e cilësuar Bastonin si “ëndrrën e ndaluar” për repartin defensiv.

E vërteta është se Bastoni aktualisht është i paarritshëm. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ka kontratë me Interin deri më 30 qershor 2028 dhe vlerësohet rreth 80 milionë euro, shifër që e bën transferimin jorealist për Barcelonën në këtë moment. Burime nga Spanja theksojnë se “implikimet financiare janë pengesa kryesore”, ndaj çështja mund të rihapet vetëm në të ardhmen.

Ndërkohë, Barcelona vazhdon kërkimet për një mbrojtës me këmbë të majtë për verën e ardhshme. Në listën e objektivave janë emra si Marc Guehi i Crystal Palace dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund, ndërsa Bastoni mbetet një dëshirë e madhe, por jashtë mundësive aktuale.

Back to top button