413 mijë e 615 votues më shumë sesa banorë rezidentë

1 milionë e 585 mijë e 590 është numri I popullsisë rezidente në Kosovë sipas regjistrimit të fundit të Agjencisë së Statistikave në vitit 2024. Por këtë numër po e tejkalon dukshëm numri i votuesve i cili për këto zgjedhjet të jashtëzakonshme parlamentare është 2 milionë e 076 mijë e 290.
Nga kjo shifwr, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, brenda vendit është 1,999,205 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,085 votues.
Në bazë të një përllogaritjeje i bie që numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë pa përfshirë të regjistruarit për votim jashtë vendit me postë ose në përfaqësi diplomatike, është 413 mijë e 615 më i lartë sesa i banorëve rezidentë.
Numri i banorëve në Kosovë
1 milionë e 585 mijë e 590
Lista votuese
2 milionë e 076 mijë e 290
Numri i votuesve brenda vendit
1 milionë e 999 mijë e 205
Numri i qytetarëve të regjistruar për votim jashtë vendit
77 mijë e 085
Totali
413 mijë e 615 votues më shumë sesa banorë rezidentë
Në Komisionin Qendror të zgjedhjeve shpjegojnë se përse numri i votuesve është më i lartë sesa i banorëve, duke thënë se në listë të votuesve brenda vendit gjenden edhe emrat e mërgimtarëve të cilat nuk janë regjistruar për votim me postë ose në përfaqësi e të cilët mund të votojnë fizikisht në qendrat e votimit në Kosovë.
Sipas KQZ-së mërgimtarët që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nuk gjenden në listë të votuesve.
“Ne çdo Proces zgjedhor numri i votuesve është më i lartë sesa numri i banorëve të regjistruar arsyeja për këtë diference sepse në regjistrim të popullsisë përfshihen vetëm banorët rezidente derisa lista votues përmban votues brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë ata qytetarë të Kosovës që janë regjistruar për votim jashtë vendit emrat e tyre largohen nga listat. Ndërkaq shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit por s’janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës emrin e tyre e gjejnë në listën e votueseve brenda vendit në qendra të votimit në Kosovë në kuadër të numrit të votuesve brenda vendit janë edhe shtetasit e Kosovës s qe jetojnë jashtë vendit me të drejtë vote dhe nuk janë përfshirë në procesin e regjistrimit të popullsisë. E gjitha ligjor ene baze te ligjit për zgjedhje të përgjithshme”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Çështja e numrit më të madh të votuesve sesa vetë numri i banorëve në Kosovë është problem i kahershëm i proceseve zgjedhore, thonë në Institutin Demokratik të Kosovës.
Eugen Cakolli thotë se ekzistojnë disa probleme ligjore dhe praktike që e shkaktojnë një situatë të tillë ndër të cilat prania e personave të vdekur në lista gjë që siç thekson ndikon në integritetin e procesit zgjedhor.
Sipas tij, për të shmangur disbalancin e numrit mes votuesve dhe banorëve duhet të ketë regjistrim aktiv të votuesve si dhe ndryshim të ligjit për zgjedhje.
“Kjo ka ndikim ne perceptimin e publikut ne raport port me integritetin e zgjedhjeve pra qytetarët mund të mos i besojnë procesit zgjedhor dhe se dyti problemi mbase me i madh krijimi i perceptimit te mundësisë për manipulimin e rezultatit zgjedhor kryesisht edhe për shkak te te përvojave te këqija që KS ka pasur sidomos ne vitin 2010 ku ka pasur dalje te votuesve përtej numri të regjistruar te votuesve dhe nënshkrimeve pranë peronave që mund. Janë dy mënyra për ta shmangur problemin si të tillë, e para të ketë regjistrim aktiv te votuesve qe i bie votuesit që kanë interes te votojnë duhet te regjistrohen paraprakisht dhe se dyti mundësia te ndryshohet ligji për zgjedhje në raport me atë se si krijohet lista e votuesve noralisht ka hapa qe janë marr këtë drejtim e qe janë pozitiv sidomos fakti se qytetarët mund ta sfidojnë listën votuesve dhe ta përditësojnë atë por Gjitha këto janë te pamjaftueshme pa pasur pastrim të listave sa banor ka KS dhe sa prej tyre duhet ushtrojë të drejtën për vote”, tha Cakolli.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk ka mohuar se në listë të votuesve të ketë edhe persona të vdekur të cilët nuk janë larguar nga lista për shkak të moslajmërimit me kohë nga ana e familjarëve ndonëse sipas këtij institucioni pastrimi i listës së votuesve është i vazhdueshëm./RTV21/21Media