Bastisje në një lokacion në Skenderaj, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Një person ka përfunduar në pranga.

Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

“Policia në Skenderaj, mbi dyshime të bazuara, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj. Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një pistoletë, si dhe 76 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj. Me aktvendim të Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ka njoftuar policia.

Back to top button