Gjykata miraton kërkesën e KDI-së për anulimin e një pjese të rregullores për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar kërkesën e KDI-së për anulimin e një pjese të Rregullores për kompensimin e udhëtimeve zyrtare.
Sipas njoftimit të KDI-së kjo ka rëndësi pasi që një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë drejtuar KDI-së për të kërkuar ndihmë ligjore pasi nuk po kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit kur shërbenin më shumë se një muaj.
”Pse ka rëndësi kjo? Një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë drejtuar KDI-së për të kërkuar ndihmë ligjore pasi nuk po kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit kur shërbenin më shumë se një muaj.
Pas shqyrtimit të rastit, KDI ka gjetur se rregullorja në fuqi i vendoste ata në një pozitë të padrejtë. Gjykata Supreme tani e ka vërtetuar këtë, duke konfirmuar se rregullorja kishte tejkaluar ligjin dhe duhej ndryshuar.
Ky vendim është një hap i rëndësishëm për drejtësi dhe trajtim të drejtë të ushtarëve tanë, dhe një dëshmi e ndikimit që mund të ketë raportimi i qytetarëve dhe puna jonë për llogaridhënie. Vazhdoni të raportoni shkeljet dhe padrejtësitë në ☎️0800 77777 ose 🔗raporto.kdi-kosova.org #KDI #ALAC”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Back to top button