Sylejmani: Vendimi i Supremes konfirmim i parimit të ligjshmërisë

Avokati i Besim Kelmendit, Flakron Sylejmani në një përgjigje për rtv21 tha se e mirëpresin vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës e cila i konfirmon shkeljet ligjore të Këshillit Prokurorial gjatë shkarkimit të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit, Besim Kelmendi.
“ E mirëpresim këtë Aktgjykim të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili përbën një konfirmim të qartë të parimit të ligjshmërisë dhe të rolit thelbësor të kontrollit gjyqësor mbi vendimet e organeve publike/ si Keshilli Prokurorial, duke riafirmuar se mbrojtja gjyqësore efektive është garanci reale për funksionimin e shtetit të së drejtës. Sot kemi pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është aprovuar ankesa e klientit tim, z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Shtetit, dhe është anuluar si i kundërligjshëm vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e tij. U.D. Kryeprokurori i Shtetit shumë shpejt do ta njoftojë zyrtarisht Këshillin Prokurorial të Kosovës për këtë aktgjykim dhe për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje”, ka thënë Sylejmani./RTV21/21Media