Liverpool fiton ndaj Tottenham

Liverpool triumfoi 2-1 ndaj Tottenham në transfertë, në javën e 17-të të Premier League. Vendasit hasën probleme të mëdha, ndërsa pësojnë humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit.

Fillimi i takimit ishte i kujdesshëm, me Liverpool që u mbrojt mirë dhe kufizoi rastet e londinezëve. Në minutën e 30-të, Xavi Simons u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR për faull ndaj Virgil van Dijk, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.

Tottenham reagoi dhe pati disa raste, por pa konkretizim. Liverpool dyfishoi shifrat me golin e Hugo Ekitike pas një goditjeje me kokë në zonë.

Liverpool administroi minutat e mbetura dhe siguroi fitoren, duke marrë tri pikë të rëndësishme, të cilat e dërgojnë në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tottenham mban vendin e 13-të me 22 pikë.

Back to top button