Plagoset një person në Pejë
Një person është plagosur të hënën në lagjen “Jarina” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rreth orës 13:50 janë njoftuar për të shtëna me armë në Pejë.
Ai tha se i lënduari fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gashi tha se dyshohet se të përfshirë në rast kanë qenë dy të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga Policia.