Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për vjedhje të arkës me para

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në qytetin e Ferizajt, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitë kompetente.

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 9 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Hamzë Jashari”, ku i dyshuari kosovar dyshohet se ka vjedhur një arkë në të cilën kishte para. Pas hetimeve të realizuara, më 24 dhjetor 2025, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Hamzë Jashari, Ferizaj / 09.12.2025 – 18:30. Më 24.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet se ka vjedhur një arkë në të cilën kishte para. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Back to top button