“Është në dorën e qytetarëve”, Limaj nuk e përjashton mundësinë se mund të ketë prapë zgjedhje në prill

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se vetëm vota e qytetarit mund të gjejë zgjidhje për situatën politike në vend që është krijuar tash e tetë muaj.

“Në qoftë se qytetari ka qenë i kënaqur me bllokadën dhe do me pas një vend të bllokuar atëherë nuk ka nevojë me ndërru votën, por unë besoj se qytetarët e Kosovës janë të zhgënjyer, shpresoj se me 28 dhjetor do ta disiplinojnë ose do ta japin këtë vlerësim të pakënaqësisë që kanë pasur në të kaluarën”, tha Limaj.

Sipas tij, nëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit rezultatet dalin të ngjashme me ato të shkurtit atëherë situata do të jetë zhgënjyese.

“Nëse qytetarët e Kosovës nuk bëjnë ndryshim me vota më 28 dhjetor, atëherë gjasat janë që në prill të kemi zgjedhje”, u shpreh Limaj./21Media

 

Back to top button