Limaj: Nisma është alternativa për zhbllokim, ose mbetemi me kryeministër në detyrë deri në prill

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Click” në RTV21 dha garancë se me votimin e Nismës nuk do të ketë bllokim dhe zgjedhje tjera në prill.
“Zgjidhja aktualisht është te numri 122, jemi alternativë për zhbllokim… nëse me 28 dhjetor votat dërgohen atje, mundësi për t’u bllokuar nuk ka, sepse ndryshon raporti i forcave në parlament”, u shpreh Limaj.
Ai përmendi se pas zgjedhjeve do t’i bashkohen PDK-së, e që sipas tij kjo do të ndikonte edhe në zhbllokim.
“Nëse Nisma nuk futet në parlament, mund të jetë ushtrues detyre i kryeministrit deri në prill”, tha Limaj./21Media