“Kërcënim i hapur ndaj qytetarëve” Kasapolli kritika për VV-në

(Lajm i përditësuar)

“Kërcënim i hapur ndaj qytetarëve” – Kasapolli kritika për VV-në

Gëzim Kasapolli, kandidat i LDK-së për deputet, ka komentuar deklaratat e Hekuran Muratit, duke kritikuar qeverinë Kurti dhe menaxhimin e situatave të krizës. Ai paralajmëron se vendi ka arritur në një pikë ku qytetarët tashmë ndihen të kërcënuar dhe kjo është dëshmi e panikut brenda VV-së.

“Nga populizmi kemi dalë në kërcënim. Janë arritur deri në një pikë ku tashmë kanë filluar t’i kërcënojnë njerëzit, dhe kjo është dëshmi e asaj që e ka kapur panikun VV-në. Në qeverinë Kurti asnjë ministër nuk duhej të ishte aty,” tha Kasapolli.


Kasapolli: LDK është vlerë e njohur, të gjithë duan të bashkëpunojnë me ne

Gëzim Kasapolli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në ”Clik” të RTV21 ka folur për rëndësinë dhe reputacionin e partisë së tij, duke theksuar se LDK mbetet një forcë e qëndrueshme dhe bashkëpunuese në politikën e vendit.

“LDK është shndërruar në një vlerë për të gjitha partitë dhe të gjithë duan të punojnë me ne. LDK asnjëherë nuk e ka bllokuar vendin në asnjë fazë të zhvillimit të tij,” tha Kasapolli.


Kasapolli: LDK garon me diploma dhe arritje, VV me “numrin e gurëve”

Gëzim Kasapolli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, në “Click” në RTV21.ka bërë krahasime mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar përvojën dhe profesionalizmin e partisë së tij në ballafaqimin me sfidat politike.

“LDK ka përvojë dhe një ekip që, pa dyshim, është në gjendje të përballojë këto procese. LDK garon me diploma, njohuri dhe arritje, për dallim nga VV, që garon me numrin e gurëve që i ka hedhur në institucione,” tha Kasapolli.


Kasapolli: Qëllimi ynë është të mos ketë më qeveri nga Kurti

Gëzim Kasapolli, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në  “Click” të RTV21, ka deklaruar se populizmi politik nuk mund të zgjasë pafund dhe se qytetarët tashmë kanë filluar të kërkojnë alternativa të reja përballë situatës aktuale ekonomike dhe politike në vend.

Kasapolli shtoi se LDK ofron qëndrueshmëri dhe një qasje reale ndaj sfidave me të cilat po përballen qytetarët.

“Populizmi ka afat skadence. LDK ofron një qëndrueshmëri ekonomike dhe politike, e cila është e ndërlidhur me një realitet jo të mirë. Kohën duhet ta përshpejtojmë, sepse çmimet e larta, faturat e larta të rrymës dhe problemet e politikës së jashtme po e rëndojnë jetën e qytetarëve. Qytetarët kanë filluar ta shohin se qeveria nuk mbahet më në këtë formë dhe po kërkojnë një ofertë të re. Jam i sigurt se 28 dhjetori është një datë për të cilën qytetarët do të mendojnë seriozisht. Qëllimi ynë është që të mos ketë një qeveri nga Kurti. Ky është qëllimi fillestar,” tha Kasapolli./RTV21/21Media

Back to top button