“Viti 2025 i humbur për ekonominë e vendit”

Përgjatë një viti krizë institucionale, ekonomia e Kosovës ka pësuar jo pak dëme, mes rritjes së inflacionit dhe një numri problemesh të tjera si për xhepin e qytetarëve edhe të bizneseve.

Gjatë këtij viti bizneset u përballen me vendimin e Qeverisë në detyrë për dalje në treg të hapur energjetik pavarësisht kundërshtimeve të tyre, gjë që, cilësohet si një goditje e rëndë për ta dhe vetë ekonominë e vendit. Derisa edhe qytetarët  u përballen me rritje të  çmimit të energjisë elektrike e  produkteve ushqimore që gjë thuhet se rëndoi jo pak sektorin e ekonomisë.

Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se 2025-ta ishte vit i humbur për ekonominë  e vendit me rritjen më të ulët në kohët e fundit me vetëm 3.6% si dhe me një inflacion prej mbi 5.3%.

Kryetari i Odës Lulzim Rafuna thotë se gjatë kësaj periudhe Qeveria në Detyrë ka dëmtuar shumë biznese me vendimet e saj, duke shtyrë të njëjti të ikin në vendet e rajonit.

“Ka qenë një vit i mbijetesës jo i shpresës jo i rritjes parashikimet në fillim të vitit nga organizita  ndërkombëtare FMN Banka Botërore b ka qenë të jetë rreth 3.9 bqk ka qene edhe më optimistë mbi 4% por të dhënat e fundit të ASK-së tregojnë që kemi arritur 3.6  me mbyllë këtë 9 mujorshin e parë. Inflacioni është duke na gërryer tani ka kaluar mbi 5.3% sipas të dhënave të  nëntorit kurse dhjetori shkon duke u rritur po i shohim faturat do ta mbyllim me një shifër me të lartën jo në rajon por në botë me inflacion. Për ekonominë e vendit ka qenë vit i humbur me shumë sfida,  shumë buznese kanë mundur ose jo të mbijetojnë për shkak te energjisë, pagës  minimale e tash edhe tatimin në në pronë. Të gjitha këto janë shenja dhe indikacione që biznesi ynë po ike ne vendet e rajonit”, tha Rafuna për rtv21

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ndërkaq thotë se ekonomia gjatë këtij viti ka ngecur, me një rritje të varfërisë, e çmimeve.

Duke alarmuar për ikjen e bizneseve nga Kosova për në vendet e rajonit kryesisht në Shqipëri, Shihini bëri të ditur se stoku i investimeve të kosovarëve në këtë vend ka shkuar deri në 700 milionë euro.

“Ekonomia vendit ka ngecë nuk është zhvilluar është rritë varfëria çmimet ka pasur inflacion mungesë të investimeve të huaja rënie të eksportit rënie e fuqisë blerëse konsumatorët janë varfëruar  dhe gjithë kjo e varfëron ekonominë me tutje pavarësisht se kemi rritje ekonomike 3.7 siç thotë ASK-ja por kjo rritje është a padukshme krahasuar me Çmimet. Duhet të zgjidhet një qeveri e fuqishme gjithëpërfshirëse që mund  të përmirësojë  gjendjen e ekonomike sepse qytetarët s’janë të  vetmit që po ikin, po ikin  edhe biznesmenët e investitorët  dhe stoku i investimeve te kosovareve ne Shqipëri këtë vit ka shkuar deri në 700 milionë euro  dhe kjo për Kosovës është dobësi e madhe”, deklaroi Shahini për rtv21

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni gjatë këtij viti është më i lartë me një mestarë prej 5.3 për qind në muajin nëntor, krahasuar me muajin nëntor 2024. Në këtë rritje sipas ASK-së kanë ndikuar rritja e çmimeve të konsumit përfshirë energjinë  elektrike  qumështi, djathi, vezët e të tjera./RTV21/21Media

Back to top button