Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, pasi futi në dokumente 500 lekë për kontroll në kufi
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar për ryshfet të premtën në Vërmicë
Sipas raportit ditor të policisë, i dyshuari në dokumente i kishte futur 500 lekë dhe i njëjti me vendim të vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SPK-Vermicë 26.12.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media