Votimi vendimtar: Kush humbi e kush fitoi?

RTV21 do ju mbaj të informuar zhvillim pas zhvillimi që nga momentet kur janë mbylluar qendrat e votimit.


KQZ-ja shpall rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e fundit për ditën e sotme, ka shpallur rezultatet preliminare.

Në platformën e KQZ-së nga 96% e votave të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka 49.80 për qind të votave apo 422 mijë e 561 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.21 për qind apo 179 mijë e 933 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 13.76 për qind apo 116 mijë e 777 vota. E katërta bazuar në rezultatet preliminare është renditur AAK-ja me 5.73 për qind apo 48 mijë e 630 vota.

Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun, me 14 mijë e 545 vota apo 1.71 për qind.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të fillojë nesër, më 29 dhjetor.

 

 


Canaj: Na e bajshim me shëndet, këta të diasporës nesër në aeroplan, neve këtu na ndalet rryma

Analitisit politk, Blerim Canaj në RTV21 ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të sotme të Kosovës, ku sipas të dhënave nga KQZ deri tani VV po del e para.

“Nuk ka më arsyetim me mbet Kosova pa qeveri, pa parlament, nëse VV e bën qeverinë edhe për 4 vjet e bajmë me shëndet ne, ata të diasporës nesër i hypin aeroplanit, udhëtojnë, ne që mbesim këtu na ndalet rryma”, tha  Canaj./RTV21/21Media


Në bazë të 16 për qind të votave të numëruara, sipas KQZ-së, LVV-ja po prin me 46.77 për qind të votave.

E dyta është PDK-ja me 19.77 për qind, pasuar nga LDK-ja me 13.5 për qind.

Bazuar në këto të dhëna, AAK-ja ka fituar 7.57 për qind të votave.


Prokurori i Shtetit: Asnjë i ndaluar për vepra penale në këto zgjedhje

Prokurori i Shtetit përmes një njoftimi ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 28 dhjetorit, asnjë person nuk ka qenë i ndaluar për vepra penale.

Gjatë ditës së sotme sipas njoftimit, janë pranuar informata dhe pas verifikimit, deri në mbylljen e procesit të votimit, u konstatua se vetëm pesë prej tyre paraqesin elemente të veprës penale kundër të drejtave të votimit.

“Rasti i parë është iniciuar në fshatin Ranillug –Gjian, për veprën penale nga neni 210 i Kodit Penal të Kosovës: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, ku e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i dytë është iniciuar në Zhegër – Gjilan, për veprat penale nga nenet 214 dhe 215 të Kodit Penal të Kosovës “Pengim i procesit të votimit” dhe “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i tretë është iniciuar në Prizren, për veprën penale nga neni: 217 “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti i katërt është iniciuar në Drenas, për veprën penale nga neni: 215 “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Edhe rasti i pestë është iniciuar për “Cenim të fshehtësisë së votimit” në Suharekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.


Linku ku mund t’i ndiqni rezultatet e KQZ’së për zgjedhjet e sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ndiqni live rezultatet KËTU


Krasniqi: VV ka rritje… 70% e diasporës…

Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus në debatin për zgjedhet në RTV21 ka thënë se Vetëvendosje ka rritje të votave, teksa tregoi edhe përqindjen e votuesve që ka mundur të merrë kjo parti nga diaspora.

Ai shtoi se nuk ka qenë rastsishme që bllokada e këtij viti të shtyhet për 28 dhjetor (sot).

“Vetëvendosje ka konsilidu votuesin e vetë dhe ka rritje në raport me zgjedhjet e kaluara, vjen përshkak të rezultatit të datës së zgjedhjeve dhe diasporës e cila në përqindje është llogaritë që 60 deri 70% e votuesve të diasporës votojnë LVV-në dhe ky është ai faktori i cili e bënë diferencën dhe nuk ka qenë e rasishme gjithë ai investimi që është bërë në bllokadën e këtij viti për të shtyer deri në datën 28 dhjetor dhe kjo po del që ka qenë një manovër e suksseshme për LVV-në dhe presidentes Osmani që ia mundësoi një gjë të tillë që ta përshtasin datën në një kohë kur ta kapitalizojnë në votime më të mëdha”, tha ai./21Media


Nis numërimi i votave

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit.

Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind.

Në orët e pasdites, Radoniqi tha se ka pasur ndërprerje të shkurtra të rrymës deri në 10 minuta në tri qendra votimi në Rahovec, Dragash dhe Han të Elezit, por KEDS-i e ka rregulluar menjëherë problemin.

Në këtë link mund ta shihni procesin e numërimit.


Peci: VV e ka të pamundur krijimin e qeverisë vetë

Analisti, Lulzim Peci, në debatin për zgjedhjet të RTV21 ka thënë se Vetëvendosje me rezultatin deri më tani do të ketë të pamundur krijimin e qeverisë e vetme.

Unë mendoj që edhe me këtë rezultat Vetëvendosje do të ketë të pamundshme me kriju vetë qeverinë, do të thotë po flas edhe me komunitetet jo shumicë jo serbe do të jetë shumë vështirë me kriju. Tani të shohim si do të bëhet edhe cilat do të jenë lëvizjet në partitë poltitike në raport me rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi ai./21Media


Dalja në zgjedhje, sipas komunave

Në këtë link mund ta shihni sa është dalja në zgjedhje, sipas komunave.


​Pula: Ka incidente, por nuk ka persona të ndaluar

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se gjatë procesit të sotëm zgjedhor nuk është shënuar ndonjë rast eklatant i cili e dëmtoi integritetin e procesit, por janë evidentuar disa incidente për të cilat nuk ka persona të ndaluar, por vetëm të intervistuar.

Ajo për KosovaPress, deklaroi se aty ku është gjetur elemente të veprës penale kanë filluar hetimet dhe vazhdojnë tutje.

“Përgjithësisht ka shkuar mirë, nuk kemi ndonjë rast eklatant i cili e ka dëmtuar integritetin e këtij procesi zgjedhor kemi incidente të ndryshme të cilat e kanë ndodhur dhe kemi raportuar dhe aty ku kemi gjetur elemente të veprës penale vetëm kemi filluar hetimet në disa raste dhe hetimet vazhdojmë më tutje”, tha ai.

Prokurorja, Laura Pula tha se vepra penale kanë pasur të bëjnë me cenim të përcaktimit të lirët të votuesit, ku në këtë rast është intervistuar kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, si dhe dy raste të tjera që përbëjnë vepër penale.

“Pothuajse vepra penale ishin cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve ku është marr në pyetje kryetarja e komunës së Ranulligut është intervistuar e kemi një vepër penale tjetër e asgjësimi e dokumenteve të procesit zgjedhor që ka ndodhur tek një person i cili e ka shqye fletëvotimin për faktin se ka pas dëshirë të asistoj me gruan për të ndihmuar për të votuar dhe nuk e kanë lejuar për shkak se dokumenti mjekësor nuk ka qenë në rregull…kemi përleshjen në Zhegër e cila ka korresponduar me intervistim vetëm. Persona të ndaluar nuk kemi raste, kemi 3 raste incidente po janë duke u trajtuar edhe raste të tjera por deri në përfundim të shikojmë pas hetimeve që nga një incident a na del ndonjë raste konkrete me përgjegjësi penale”, tha ai.

Edhe në këtë proces zgjedhor të parakohshëm parlamentar të 28 dhjetor janë 4 ose 5 raste të fotografimit të votës, por pas intervisitmit këta persona janë liruar.

Sipas Pulës, rastet e fotografimit të votës ka qenë në Rahovecë, Prizren dhe Pejë.

“Po, ka pas fotografinë të votës shumica e tyre thonë se fotografojnë votën me dëshirë për të pasur kujtim, ne duhet dhe i kemi ndaluar ata persona me qëllimin që ta kuptojnë arsyen e fotografimit të votës sepse nëse një votë fotografohet për arsye ekonomike e interesa personale, kanosje e tjera bie në domenin e veprës penale…4 ose 5 sosh janë ndaluar deri më tani ,mirëpo lëshohen në procedurë të rregullt sepse nuk mund ta vërtetojmë se e kanë bërë për ndonjë qëllim të caktuar”, tha ai.

Sot qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe më pas qeverisjen e re. Kosova gjatë vitit 2025, më saktësisht në shkurt votoi në zgjedhjet e rregullta parlamentare./kp


Dalja në zgjedhje mbi 43 për qind

Dalja në zgjedhjet e së dielës është 43.47 për qind, sipas 95 për qind të vendvotimeve të procesuara.

Bazuar në këto të dhëna të publikuara në platformën e KQZ-së, del se dalja është më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur brenda vendit deri në orën 19:00 kishin votuar 39 për qind e trupit votues.

Back to top button