Tahiri: LDK po humb sepse është larguar nga baza dhe populli

Ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të sotme, të cilat Lidhjen Demokratike të Kosovës e renditun të tretën. Tahiri duke theksuar se humbjet e partisë nuk janë të rastësishme, por pasojë e vendimeve të gabuara dhe shkëputjes nga baza.

“LDK po humb sepse është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli. Kjo humbje nuk është rastësi por është pasojë e vendimeve të gabuara,” ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, baza dhe aktivistët e LDK-së kanë punuar dhe sakrifikuar, por zëri i tyre është injoruar nga lidershipi. Tahiri ka shtuar se kjo nuk është LDK-ja me të cilën janë rritur anëtarët e saj.

Ai ka theksuar se LDK nuk është pronë e askujt dhe se duhet t’u kthehet anëtarëve, popullit dhe garës së ndershme brenda partisë, duke kërkuar përgjegjësi për humbjet.

“Unë jam në anën e atyre që kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe rikthim të dinjitetit të LDK-së,” ka përfunduar Tahiri.

Back to top button