Kurti shpall fitoren: Më 28 dhjetor fitoi populli

Kryetari i VV-së Albin Kurti në një konferencë për media k shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë për mbeshtetjen.

Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.

“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.

Kurti më pas u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët e mira. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin e partive opozitare për t’i çuar përpara.

Back to top button