Zeqiri: Është në dorën e Kurtit që ta përkthejë këtë fitore në një të mirë afatgjate për Kosovën

Analisti politik Adrian Zeqiri në ”Click” të RTV21 vlerëson se rezultati i sotëm i jep Albin Kurtit një mundësi të artë e cila mund të shndërrohet në përfitime afatgjata për Kosovën.

Sipas tij, çështja e dialogut dhe Marrëveshja e Ohrit përbëjnë pika kyçe ku kjo fitore mund të konkretizohet në veprime historike.

“Kurti e ka në dorë një fitore historike, një situatë politike e cila lirisht e bën të lehtë ta kuptojë se kjo është një votë mbështetëse për të. Mendoj se ka mundësi historike që t’i bëjë disa veprime të cilat nuk janë bërë deri më tash. Çështja e dialogut ka qenë një çështje e hapur e Kosovës që prej pavarësisë së Kosovës. Ai ka punuar në këtë drejtim dhe është Marrëveshja e Ohrit. Është në dorën e Kurtit që ta përkthejë këtë fitore në një të mirë afatgjate për Kosovën”, tha Zeqiri./RTV21/21Media

Back to top button