Peci: Kurti fitoren e arriti pa Vjosa Osmanin

Analisti politik Lulzim Peci në RTV21 vlerësoi se Albin Kurti tani ka një pozicion politik për të bashkëpunuar me partitë shqiptare në vend.

Sipas Pecit, fitorja e tij është arritur vetë, pa mbështetjen e Vjosa Osmanit, dhe kjo i jep Kurti komoditetin për të negociuar çështjet politike.

“Kurti nuk do ta diskutojë çështjen e presidencës me listën së bashku, sepse zgjedhjet për presidentin duhet të jenë me 80 deputetë prezent. Po unë besoj se tani Kurti ka komoditetin qeveritar të diskutojë me partitë tjera shqiptare. Fitoren e ka arritur vet, pa Vjosen, dhe ka komoditetin e plotë për të ofruar bashkëpunim. Kurti tani në politikën e jashtme do të ketë primatin; presidenti i vendit do të kryejë rolin e vet kushtetues. Në këtë rast, krejt varet nga Kurti: a do të donte një president me fuqi të madhe politike apo jo? Nëse dëshiron një president me fuqi të madhe politike, do të insistonte ta ketë Vjosën, nëse jo, mund të zgjedhë dikë tjetër”, tha Peci./RTV21/21Media

Back to top button