Redaktorja e RTV21, Gjylshahe Beqiraj Ibrahimi, fituese e çmimit të BQK-së për raportimin financiar

Redaktorja e RTV21, Gjylshahe Beqiraj Ibrahimi, është vlerësuar me çmim nga Banka Qendrore e Kosovës për kontributin e saj në raportimin mbi sektorin financiar.
Ajo mori çmimin për raportimin më të mirë televiziv, për storjen “Stabiliteti financiar mes statistikave dhe realitetit të përditshëm”.
Çmimi iu dorëzua nga Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.
Kujtojmë se Beqiraj Ibrahimi për 10 vjet me radhë është autore e emisionit “StartUp” në RTV21, i cili i dedkohet ekonomisë. Përmes këtij emsioni promovohen shumë biznese, por edhe ngriten problemet ekonomike me të cilat përballet vendi. /21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?