Bajraktari: Nëse nuk arrihet procedimi i buxhetit mund të kemi bllokadë të shtetit

(Lajm i përditësuar)
Bajraktari: Nëse nuk arrihet procedimi i buxhetit mund të kemi bllokadë të shtetit
Avokati, Ardian Bajraktari, në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për situatën e buxhetit të Kosovës tha se themelimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, siç tha ai brenda shkurtit.
Bajraktari tha se nëse nuk arrihet procedimi i buxhetit mund të ketë bllokadë të funksionimit të shtetit.
“Themelimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë që të kemi së paku brenda shkurtit, pas miratimit të qeverisë edhe procedimin e buxhetit sepse pas janarit nuk mund të bëhen ekzekutimet e buxhetit pa një vendim të Kuvendit. Edhe shkurti edhe marsi mund të bëhen pa miratim të buxhetit, mirëpo duhet domosdoshmërisht të kemi vendim të Kuvendit sipas dispozitave respektive të ligjit për menaxhim të financave publike dhe përgjegjësi, në rast se nuk arrihet kjo mund të kemi bllokadë të funksionimit të shtetit”, u shpreh avokati.
Për mosvotimin e nënkryetarit serb të Kuvendit, Bajraktari tha se mund të vie deri tek bllokimi.
“Mund të vimë prapë në situatën që e patëm në raport me nënkryetarin serb, jam optimist që Gjykata Kushtetuese me qartësuar këtë situatë, sepse mund të vie deri te bllokimi e bllokimi eventual në këtë stad të procedurës do të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i rrezikshëm për faktin se po flasim për një momentum me rëndësi./21Media
Bajraktari: Ish-opozita e ka pasur rastin të dëshmojë që mund të bëjë një qeveri
Avokati, Ardian Bajraktari, në emisionin “Click” të RTV21 tha se partitë opozitare e kanë pasur rastin të dëshmojnë që mund të bëjnë një qeveri.
“Mungesa e liderizmit tek partitë politike sepse qka është e vërteta, pjesë e mentalitetit ballkanik jemi edhe ne dhe rëndom partitë lideriste dominojnë edhe në pjesët tjera të vendeve të rajonit, por natyrisht në rastin konkret besoj që janë disa faktor, e para subjektet politike ish opozitare e patën rastin me u dëshmu që mund të bëjnë një qeveri dhe natyrisht nuk është që pritet për 3-4-5 muaj ndonjë hap ose ndonjë vendim i rëndësishëm”, tha ai./21Media