Muhaxheri: Ky vend ka nevojë vetëm për një person, për Hashim Thaçin

(Lajm j përditësuar)
Muhaxheri: Ky vend ka nevojë vetëm për një person, për Hashim Thaçin
Analisti politik Arton Muhaxheri, në Click të RTV21, ka komentuar situatën politike dhe energjinë e partive në vend.
“Për pozitivitetet lexo Daut Demakun, por me energji pozitive Albin Kurti nuk rrëzohet. Ky vend ka nevojë vetëm për një person; ka nevojë për Hashim Thaçin. Vetëm kur kthehet ai, rregullohet situata në këtë vend”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri thotë se Kurtin e ndihmuan të fitojë diaspora, Vjosa Osmani dhe opozita
Analisti Arton Muhaxheri, në emisionin Click të RTV21, ka analizuar arsyet e rezultatit të lartë të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, duke përmendur disa faktorë kryesorë që ndikuan në suksesin e partisë së Albin Kurtit.
“Tri faktorët që VV-ja i mori kaq vota janë: diaspora, Vjosa Osmani dhe opozita. Opozita, edhe duke pasur një fushatë pozitive dhe konstruktive, nuk mundesh me pozitivitet dhe energji pozitive me mujt Albin Kurtin. Ky rezultat do të jetë mësim për paritetin opozitar.
Në këto zgjedhje, sipas shifrave, thuhet se janë ardhur mbi 300 mijë bashkëatdhetarë nga diaspora, dhe jo rastësisht VV e ka kërkuar këtë datë dhe noteri i saj, Vjosa Osmani, e ka miratuar kërkesën e Kurtit. Dhe kemi pasur një opozitë që nuk e ka kundërshtuar këtë vendim; opozita ka ndjekur një rrugë që Albin Kurtit i ka konvenuar mirë”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri: Në PDK dhe LDK u vlerësuan ata që u përballën hapur me Kurtin
Arton Muhaxheri, analist politik në emisionin Click të RTV21, ka komentuar zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rezultatet e tyre. Sipas tij, disa figura të opozitës kanë treguar qasje të qartë dhe aktive ndaj kryeministrit Albin Kurtit dhe kanë marrë vota më shumë.
“Përparim Gruda dhe Arian Tahiri e kanë bërë opozitën siç duhet, janë marrë drejtpërdrejt me Kurtin”, tha Muhaxheri. Ai shtoi se edhe brenda LDK-së ka pasur zëra kritikë: “Te LDK-ja, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, po ashtu edhe Doarsa, kanë qenë aktivë”.
Muhaxheri theksoi se ata që e ”kanë kundërshtuar dhe janë përballur me Albin Kurtin janë pozicionuar më mirë politikisht, ndërsa ata që kanë heshtur duket se nuk janë vlerësuar as nga elektorati i tyre”./RTV21/21Media