Ambasada e ShBA-së: Shpresojmë të rifillojme dialogun strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin gatishmërinë për thellim të partneritet me Qeverinë e Kosovës duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik të pezulluar prej gati katër muajsh por ambasada amerikane në Kosovë tha se për këtë duhen veprime nga Qeveria e Kosovës.

“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për rtv21.

Marrëdhëniet Kosovë- ShBA jo pak herë u vunë në pikëpyetje në periudhën e qeverisë Kurti të cilat rezultuan edhe me pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në në shtator të këtij viti për siç ka thënë ShBA-ja veprimeve të qeverisë në detyrë Kurti që, sipas saj, kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Ish-diplomati Arifi vlerëson se qeveria e re duhet të punojë për përmirësim të raporteve të cenuara me SHBA-në meqë sipas tij, kthimi në rrugën euroatlantike është jetike për Kosovën.

“Meqenëse është legjislaturë e re qeveri e re shpresoj që marrëdhëniet me ShBA të marrin drejtim tjetër neve na kanë përjashtuar nga dialogu strategjik për shkak të ndërhyrjes se presidentes dhe kryeministrit Kurti në institucionet e drejtësisë . për ne gjithmonë çmimi është më i lartë se n vend se me filluar dialogun strategjik por duhet me u kthyer mbrapa dhe me inicuar dialogun strategjik unë i bashkohem thirrjes së ambasadës për ndryshim të raporteve me SHBA-në. Më e rëndësishëm dhe jetike për Kosovën të kthehen kah rruga euroatlantike nga ShBA-ja partneriteti me ShBA këto janë cenuar seriozisht. Kemi x komunikim të kryeministrit kurime ShBA..”, tha Arifi për rtv21

Albin Kurti udhëhoqi qeverinë për katër vite me radhë në mandat të rregullt derisa për gati një vit qëndroi si kryeministër në detyrë. Me rezultatin e deritanishëm ë zgjedhjeve të 28 dhjetorit po ashtu Kurti pritet ta drejtojë edhe qeverinë e ardhshme. Ish-diplomati, Afrifi thotë se Kurti dhe jo vetëm e di mirë se çfarë veprimesh duhet bërë për thellim të partneritetit me ShBA-në dhe rikthimin e dialogut strategjik.

“ Kur e patëm kandidimin për KiE vetëm te ju përmbahen zotimit që i kanë marrë atë kohë tre krerët e institucioneve dhe besoj se do ishte rruga që i duhet Kosovës, vetë i kanë bërë zotimet, mes tjerash edhe mosndërhyrja në sistemin e drejtësisë e dinë ata çfarë duhet bërë fort mirë’., shtoi Arifi.

Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin dialogun strategjik këtë vit, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati njoftuar në janar për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për një dialog të tillë por ky proces pezullua për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti të cilat kulmuan me një deklaratë të tij ndaj Gjykatës Kushtetuese të cilën ai e kishte quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes./RTV21/21Media

Back to top button