Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00

Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 janar në orën 16:00
procesi i numërimit të votave do të pauzojë për festat e fundvitit. Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa ditësh.
Në mbledhjen e kaluar, KQZ-ja vendosi që më 31 dhjetor numërimi të vazhdojë deri në ora 12:00, për t’u ndërprerë për pjesën tjetër të ditës, ndërsa puna do të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00.
Vendimi është marrë pas diskutimeve në Këshillin për Operacione Zgjedhore dhe ka nxitur debat mes anëtarëve të KQZ-së lidhur me angazhimin e stafit gjatë festave.