Parashikimi i motit për sot

Më shumë vransira parashihet të kalojnë mbi vend përgjatë fundjavës së parë të vitit 2026.
Kohëpaskohe do të shoqërohen me të reshura shiu, meqenëse masa më të ngrohta nga Mesdheu do të depërtojnë mbi vend e rajonin tonë.
Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 9C e 11C, derisa minimalet rriten deri në 5C.
Frynë erë mesatare jugore 5-12m/s.
Orëve të mbrëmjes, ditën e diel nuk përjashtohet mundësia, që me një rënie të temperaturës pranë 0C dhe ndryshimin e drejtimit të erës nga verilindja, reshjet e shiut të përzien edhe me borë.