ASHAK mban mbledhje komemorative në nderim të Nexhat Dacit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, sot më 3 janar, do të mbajë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së akademikut Nexhat Dacit.

Mbledhja do të zhvillohet nga ora 09:15.

Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare dhe u varros dje, më 2 janar, me nderime të larta shtetërore.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.

Back to top button