Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar
Një rast dhunimi është raportuar në Gjakovë. Sipas raportit 24 orësh të policisë më 3 janar 2026, një grua ka njoftuar se më 29 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është dhunuar pa dëshirën e saj nga një i dyshuar.
“Më 03.01.2026 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar pa dëshirën e saj nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.