Maduro dhe gruaja e tij dalin para gjykatës, deklarohen të pafajshëm: Jam njeri i ndershëm

Pas leximit të akuzave kundër tij, lideri i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, është deklaruar i pafajshëm para gjykatës federale në New York.
“Nuk jam fajtor,” tha Maduro në spanjollisht kur gjyqtari e pyeti se si do të deklarohej, raporton “NBC News“.
“Jam një njeri i ndershëm. Ende jam president i vendit tim,” shtoi Maduro.
Edhe gruaja e tij, Cilia Flores, është deklaruar e pafajshme.
“Nuk jam fajtore, krejtësisht e pafajshme,” tha Flores në spanjisht kur e pyeti gjyqtari Alvin Hellerstein
Pak minuta pasi filloi seanca e sotme, gjyqtari Alvin Hellerstein e pyeti Nicolás Maduron të identifikohej.
“Jam president i Venezuelës. U kapa në shtëpinë time në Karakas, Venezuelë,” tha Maduro në gjykatë.
Hellerstein i tha se ka të drejtë për një avokat pa pagesë nëse nuk ka mundësi të paguajë dhe se mund të lirohet para gjykimit, përveç nëse ka një arsye për të mos e lejuar.
“Nuk e dija për këto të drejta; tani gjykatësi më ka informuar për to” tha Maduro.