Angelina Jolie vizitoi fëmijët palestinezë në një spital në Egjipt

Aktorja e suksesshme Angelina Jolie ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj humanitar, duke vizituar fëmijët palestinezë që po trajtohen në spitalet e Egjiptit.
Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse që ofron ndihmë dhe asistencë për personat në nevojë.
Gjatë qëndrimit të saj, Jolie u njoh nga afër me historitë e dhimbshme të shumë fëmijëve, të cilët i rrëfyen për frikën, humbjet dhe dhimbjen e shkaktuar nga humbja e prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Njëri prej tyre ishte edhe Shadi, një djalë nëntëvjeçar i plagosur nga rrënojat dhe në pritje të ndërhyrjes kirurgjikale, i cili mes lotësh i tregoi aktores se kishte humbur nënën e tij
“Më vjen shumë keq për gjithçka që ke kaluar. Je shumë i guximshëm dhe kam shumë respekt për ty. Mendoj se do të bëhesh një njeri i shkëlqyer sepse ke kaluar kaq shumë gjëra”,u shpreh aktorja, derisa shumë fëmijët të tjerë treguan dhimbjen e tyre të cilën e mbajnë me vete kudo dhe Jolie u ndje se ishte shumë e nderuar dhe me shpresën ata do të jetojnë në paqe.