Procesi i numërimit drejt finalizimit, po numërohen 3 mijë votat e fundit

Sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit fletëvotime, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Fletëvotimet që do të numërohen, janë tërhequr nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404).”, thuhet në njoftim.
KQZ po ashtu bën të ditur se numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025./21Media

Back to top button