Ambasadori britanik: Kosova t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë politike për t’u kthyer në rrugën e duhur

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori ka thënë se shpreson se në vitin 2026 do ta shoh Kosovën teksa vepron dhe shfrytëzon të gjitha mundësitë politike për t’u kthyer në rrugën e duhur.

“Ne shprehëm shpresën se viti i ri do ta shohë Kosovën duke vepruar me një qëllim të ripërtërirë, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë politike për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të arritur përparim drejt së ardhmes së saj euroatlantike, duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO”,  ka shkruar ai.

Back to top button