“Mund të vlohet për ushqim, por jo për pije”, thotë Arjeta Mjeku për ujin e Liqenit të Badovcit

Zëdhënësja e KRU “Prishtina Arjeta Mjeku në një linjë direkte  në emisionin ‘’Për ditë të mbarë’’ në RTV21 ka treguar për gjendjen e ujit në liqenin e Badovcit duke thënë se uji mund të vlohet dhe të përdoret për ushqim ndërsa për pije jo

‘’Si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike ditëve të fundit dhe prurjeve të mëdha të ujit në liqenin e Badovcit përmes projeve, prockave, lumenjve kemi pas një rritje të shpejt të nivelit të ujit në liqenin e Badovcit për shkak të kësaj gjendje dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore të qytetarëve instituti i shëndetit publik të Kosovës bashkë me kompaninë ujësjellësi rajonal Prishtina kanë rekomanduar se uji të mos përdoret për pije vetëm për higjienë dhe për përgatitje të ushqimit edhe kur ta përgatisim ushqimin ujit duhet të vlohet për shkak të nivelit të lartë të turbullimeve’’, tha ajo./21Media

Back to top button