Liderët politikë bëjnë homazhe në Reçak, ”Do ta mbrojmë të vërtetën jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën”

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit DimalBasha kanë bërë homazhe në Reçak në 27-vjetorin e Masakrës.
Presidnejta e Kosovës, Vjosa Osmani tha se edhe pas 27 vitesh Serbia vazhdon me të njëjta politika.
”Pas 27 vitesh Serbia vazhdon me të njëjta politka. Ne do vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Sot ne jemi të lirë gëzojmë lirin sepse themelet e shtetit tanë janë bërë të fortë me gjakun e maritërve të Reçakut dhe gjithë dëshmorëve”, tha Osmani.
Kurse, Kurti është zotuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar.
“Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga qeveria e parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve”, deklaroi Kurti.
Homazhe ka bërë edhe Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.