Ish-deputeti i LDK-së: Abdixhiku s’ka çka t’i ofrojë më LDK-së

Duke komentuar zhvillimet e fundit në LDK, ish-deputeti i kwsaj partie, Blerim Grainca thotë se dorëheqja e Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares së LDK-së duhet të pasohet edhe më dorëheqje të tjera.
Sa i përket dorëheqjes sw Lumir Abidixhikut, Grainca tha për RTV21 se ai s’ka çka t’i ofrojë më LDK-së për këtwl sipas tij, ai do të duhej të jepte dorëheqje natën e zgjedhjeve.
“Këto janë zhvillime të pritshme pas një rezultati të dobët që ka pësuar LDK është e natyrshme të kërkohet përgjegjësi nga lidershipi i LDK është një kërkesë që vjen nga strukurat e LDK nga baza e anëtarësia e \ saj në terren… Dorëheqja e Hykmete Bajramit është akt moral mendoj se duhet të përcillet edhe me dorëheqje të tjera të atyre që mbajnë përgjegjësi direkte për humbjen. Mbetet të shihet ditëve vijuese se si do të menaxhohet ky problem i brendshëm që ka shkaktuar rezultati i dobët por besoj që LDK-ja do të gjejë forcë për të tejkaluar këtë sfidë që ë ka par vetës në mënyrë që në proceset ardhme të jetë më unike. Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqje natën e zgjedhjeve sepse ai s’ka çka t’i ofrojë më LDK-së, Kjo dorëheqja brenda Kuvendit më shumë është lojë fjalësh sesa deklarime konkret” , tha Grainca pwr RTV21.