Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy javë e para të këtij viti në rajonin e Prishtinës ka identifikuar 353 automjete të paregjistruara.

Përmes një njoftimi të policisë në Facebook thuhet se kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në trafik pa kontrollim teknik.

“Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353,  gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik”, thuhet në njoftim.

Në njoftim poashtu thuhet se gjatë dy javëve të kaluara në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Back to top button