Abazi: Do të shtrohet mundësia që Ramush Haradinaj të kandojë për president

Kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi, në emisionin “Horizonti i mesditës” në RTV21 tha se AAK-ja nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente edhe për një mandat, siç tha, presidentja Osmani gjatë mandatit të saj ka qenë e anshme politikisht. Abazi propozojë që të ketë bisedime midis partive politike ku do të propozoheshin emra për kandidat për president të ri, ndërsa nuk përjashtojë mundësinë që kandidat për president të ri të jetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“AAK-ja nuk ka votë dhe nuk duhet të ketë për Vjosa Omanin. Në këtë moment që jemi pa dialog politik dhe pa marrëveshje politike AAK-ja dhe asnjë nga partitë opozitare nuk duhet të ketë votë. Sigurisht se do të shtrohet si mundësi që zoti Haradinaj të kandojë si president i Kosovës”, tha Abazi./RTV21