Dafina Dauti paralajmëron këngë për ish krerët e UÇK-së në Hagë

Këngëtarja Dafina Dauti, e ftuar në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21, ka zbuluar detaje nga projektet e saj më të reja muzikore. Ajo paralajmëroi se në vazhdim do të publikojë këngë kushtuar ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Gjatë bisedës, Dafina Dauti u ndal edhe te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të cilën u shpreh se mbetet krenaria jonë./21Media