Kurti i nis takimet në Davos

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndron në Davos për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ku pritet të jenë të pranishëm liderë nga e gjithë bota.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Kurti ka njoftuar se ka nisur takimet atje.

Takimin e parë e ka zhvilluar me ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu.

“Diskutuam se si mund t’i forcojmë më tej marrëdhëniet tona tregtare, duke përfshirë ato në sektorin e teknologjisë dhe industrinë e minierave. Kanadaja dhe populli kanadez janë aleatë të hershëm të Kosovës dhe ne u jemi mirënjohës për kontributin e çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Back to top button