Bahamasi heq vizat për Kosovën

Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.
Pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bahamasit, Philip Davis, u dakorduan që ky të ishte hapi i radhës në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
“Ky zhvillim dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit Kosovë–Bahamas dhe, mbi të gjitha, për afrim më të madh mes qytetarëve, duke lehtësuar udhëtimin dhe shkëmbimet ndërmjet tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës.
Një muaj më parë bahamet kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë kështu shteti i 121-të që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Vendimi u cilësua si historik dhe një tjetër sukses diplomatik për Kosovën