Cakolli: Kurti ia garanton Vjosa Osmanit votat edhe për një mandat, dyshoj për LDK-në

(Lajm io përditësuar)
Cakolli: Kurti ia garanton Vjosa Osmanit votat edhe për një mandat, dyshoj për LDK-në
Eugen Cakolli nga KDI në RTV21 ka komentuar strategjinë elektorale të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Cakolli shtoi se Kurti synon të garantojë votat e partisë së tij dhe ato të komuniteteve për Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, duke e vendosur atë si palë kryesor në negociatat me partitë e tjera.
“Kurti do t’i garantojë votat e partisë së tij dhe votat e komuniteteve Osmanit për një mandat të dytë, dhe do të kërkojë që ajo të jetë pala për negociatat me partitë e tjera. Dyshoj se LDK-ja do të qëndrojë e prerë dhe do të shkojë të përçarë atje,” tha Cakolli.
Ai paralajmëron se kjo situatë mund të sjellë ndarje dhe përçarje brenda LDK-së.
Cakolli: Opozita nuk don zgjedhje të reja, Osmani i garanton Kurtit LDK-në në 13%
Eugen Cakolli nga KDI në RTV21 ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar se partitë opozitare nuk janë të interesuara për një proces të ri zgjedhor për shkak të proceseve të tyre të brendshme.
“Partitë opozitare nuk duan një proces të ri zgjedhor sepse janë në procese të brendshme zgjedhore. Më së shumti, zgjedhjet i konvenojnë VV-së.”, tha Cakolli.
Cakolli gjithashtu ka vlerësuar rolin e Vjosa Osmanit në skenën politike, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë për LDK-në.
“Vjosa Osmani është karta politike që i garanton Kurtit mbajtjen e LDK-së në 13%, ose edhe më keq se aq,” shtoi ai.
Cakolli: LDK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetori është paraqitur si parti fajitore
Eugen Cakolli ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet e fundit është parë si fajtore për formimin e qeverisë dhe nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete pas zgjedhjeve.
Sipas Cakollit, qendirmi i Lumir Abdixhikut nga qëndrimi për dorëheqje te vota e besimit është një indikacion i qartë se drejtuesit e saj nuk kanë pasur mendimin për t’u larguar nga skena politike.
Ai thekson se në këto zgjedhje, LDK-ja është paraqitur si parti fajitore që nuk ka ofruar zgjidhje zgjedhore, duke vepruar si pengesë në procesin e formimit të qeverisë, si nga partia e parë ashtu edhe nga partitë opozitare.
“Zhvendosja nga dorëheqja te vota e besimit është indikacion i qartë se nuk ka pasur mendim për largim. LDK-ja në këto zgjedhje është paraqitur si parti fajitore që nuk ofroi zgjidhje dhe ishte njëra nga pengesat kryesore në formimin e qeverisë,” ka deklaruar Cakolli.
Manipulimi me votat, Cakolli tregon cilat janë komunat që po shqetësojnë procesin zgjedhor
Eugen Cakolli nga KDI në RTV21 tha se bazuar në trendin e deritanishëm, problemet me manipulimin e votave janë shfaqur fillimisht në Kaçanik dhe disa komuna të tjera, për t’u zgjeruar më pas edhe në Komunën e Podujevës.
Sipas Cakollit, ky trend pritet të vazhdojë edhe në Ferizaj dhe Vushtrri, duke vënë në pikëpyetje vlerësimet e KQZ-së se bëhet fjalë vetëm për gabime njerëzore.
“Në bazë të trendit të deritanishëm, problemet me manipulimin e votave fillimisht kanë qenë më të theksuara në Kaçanik dhe në disa komuna të tjera, ndërsa më pas edhe në Komunën e Podujevës. Një trend të tillë, përveç Podujevës, e pres edhe në komunën e Ferizajt dhe të Vushtrrisë, ku ka gabime që KQZ i quan gabime njerëzore, por që nuk janë të tilla,” tha Cakolli.
”Hije e zezë mbi procesin zgjedhor”, Cakolli: Shkurti afati më realist për përfundimin e procesit
Eugen Cakolli nga KDI në RTV21 ka folur për rinumërin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas tij, fundi i muajit Janar vështirë se mund të jetë afati për përmbylljen e rinumërimit të votave, pasi ende kanë mbetur shumë kuti pa u rinumëruar. Tutje Cakolli tha se me këto pengesa, po hidhet hije e zeza mbi të gjithë procesin zgjedhor.
Sipas Eugen Cakollit, një përfundim më realist i këtij procesi mbetet fillimi i muajit shkurt
“Fundi i janarit është i vështirë i arritshëm, pasi kanë mbetur shumë kuti pa u rinumëruar. Kjo situatë i hedh hije të zeza procesit zgjedhor. Në fakt, fillimi i shkurtit është skenari më optimal për përfundimin e rinumërimit të votave,” tha Cakolli./RTV21/21Media