”Largimi i Abdixhikut?” Kasapolli: Reforma në LDK është e paevitueshme

(Lajm i përditësuar)

”Largimi i Abdixhikut?” Kasapolli: Reforma në LDK është e paevitueshme

Gezim Kasapolli nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka theksuar se nevoja për një reformë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës është e paevitueshme.

“LDK ka nevojë të reformohet, kjo është paevitueshme,” ka thënë Kasapolli.

Ai ka shtuar se çështja kryesore që do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të partisë është nëse reforma do të bëhet duke ruajtur strukturën aktuale apo duke ndryshuar tërësisht organizimin.

“Çka do të vendoset në mbledhjen e LDK-së është se a do vendoset një reformë me strukturën aktuale apo do të ndryshohet struktura,” ka deklaruar Kaspaolli.

Kaspaolli ka vënë në dukje gjithashtu se brenda partisë ka disa akterë që mendojnë se kryetari Abdixhiku duhet të largohet, ndërsa të tjerë mbështesin ndryshime në mekanizmat dhe format e funksionimit të partisë.

“Jane disa akterë që besojnë se Abdixhiku duhet të largohet nga LDK, dhe disa akterë të tjerë që besojnë se të ndryshohet mekanizmi dhe forma e partisë. Si do të ndodh kjo reformë, mbetet të shihet,” ka përfunduar ai.


“Vjedhja” e votave” Kasapolli: Kemi persona që janë të dënuar dhe janë shpërblyer

Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 foli për procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si pasojëe manipulimeve me vota.

Sipas tij, mungesa e ndëshkimit po i ushqen këto fenomene.

“Po biem në kurthin e disa çështjeve që është dashur të trajtohen shumë më herët, e që sot po shndërrohen në kancer të shoqërisë. Janë ngjarje eklatante që na kanë përcjellë vazhdimisht të mos e mashtrojmë veten, këto probleme kanë ekzistuar gjithmonë. Kemi shembuj kur individë janë dënuar, por ende mbajnë poste dhe madje janë shpërblyer. Në momentin kur një vepër nuk ndëshkohet, ajo vazhdimisht përsëritet,” tha Kaspolli./RTV21/21Media

Back to top button