Darkë në Orikum me arkitektë, Edi Rama shfaqet krah Ivanka Trump

Vajza e presidentit amerikan Donald Trumo, Ivanka Trump të mërkurën ka zhvilluar një vizitë në Vlorë së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Gjatë vizitës së saj, Ivanka është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama të cilët kanë darkuar së bashku me një grup arkitektësh në zonën e Orikumit.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet Rama së bashku me Ivankën pas darkës. Në foto duken ata të dy dhe një grup i madh i cili raportohet se janë arkitektë.

Ivanka dhe Kushner dje zhvilluan për rreth 1 orë një takim me një studio arkitekturore mënyrën e realizimit të projektit dhe investimit në ishullin e Sazanit. Ata gjithashtu zhvilluan një vizitë në zonën e hidrovorit në Novoselë./TV21