Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.
Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua menjëherë pas tij.
Osmani sikur edhe liderët e tjerë të pranishëm nënshkroi paraprakisht dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes.