Zbulim i rrallë tek lopët, Veronika lopë 13-vjeçare, përdor mjete për të kruar trupin  

Takoni Veronika, një lopë shtëpiake e njohur si “Swiss Brown” 13-vjeçare, ka habitur shkencëtarët me aftësinë e saj të veçantë për të përdorur mjete. Ndryshe nga pritshmëritë për inteligjencën e lopëve, Veronika ka kuptuar si të kruajë trupin duke përdorur një furçë bishtgjatë.

Antonio Jose Osuna-Mascaró, nga Universiteti i Veterinarisë në Vjenë dhe autor i studimit të publikuar së fundmi në Current Biology, thotë:

“Kjo është e befasueshme për ne, edhe për njerëzit që i dedikojnë jetën studimit të mendjes së kafshëve dhe përdorimit të mjeteve.”

Jo vetëm që Veronika përdor fshesen për t’u kruar, por ajo zgjedh pjesën e duhur – furçën apo dorezën  në varësi të pjesës së trupit që dëshiron të arrijë, duke e bërë atë një përdoruese të shumëfishtë të mjeteve.

Sipas Osuna-Mascaró, Veronika ka shpikur dhe përmirësuar teknikat e saj gjatë nëntë viteve.

“Ajo filloi të përdorte mjete si një inovacion, zbulim i vetë, duke marrë degë të rëna nga pemët dhe duke u kruar me to. Por gjatë këtyre 9 viteve, ajo ka zhvilluar këtë teknikë fantastike dhe ka përmirësuar shumë përdorimin e mjeteve.”

Shkencëtari thekson se një shembull i ngjashëm i përdorimit të mjeteve me qëllim të shumëfishtë në natyrë vjen vetëm nga chimpanzetë e Kongos, të cilët përdorin dy mjete të ndryshme për të nxjerrë termitet.

Osuna-Mascaró shpreson të gjejë shembuj të tjerë të përdorimit të mjeteve nga lopët dhe kafshët e tjera, për të treguar se Veronika nuk është një rast i izoluar.

“Ka rreth 1.5 miliard lopë dhe dhi në botë. Dhe vetëm tani po fillojmë të kuptojmë se ato mund të përdorin mjete.”

Pronari i Veronikës, Witkar Wiegele, i cili menaxhon një fermë organike në jug të Austrisë, thotë se lopën e ka gjithmonë si kafshë shtëpiake dhe kurrë nuk e ka dhënë për qumësht.

Back to top button